Tryeza “Spiunazhi dhe Terrorizmi”
Prishtinë,03.10.2016
Përshëndetje të gjithe ju të pranishëm, dhe gjithë atyre qe po ndjekin kete debat permes burimeve te hapur. Këtë diskutim dua ta filloj me vlerësimin e analisitit Brian Jackson.
Analisti Brian Jackson i korporatës Rand në Washington thotë se megjithëse objektivat e grupeve të veçanta terroriste mund të jenë të ndryshme nga njëri-tjetri, ka diçka të përbashkët që i lidh këto akte dhune. “Terrorizmi është armë psikologjike. Është përpjekje për të shkaktuar frikë dhe të ushtrojë ndikim tek të tjerët përmes frikës. Kështu duke u bërë keq pjesëtarëve të popullsisë, ata përpiqen të shkaktojnë frikë tek gjithë popullsia që ajo nga ana e saj të ushtrojë presion tek qeveria për të ndryshuar vendimet e saj”.
Instituti i Kosovës për studime ndërkombëtare nga periudha e 20 janarit 2016 e deri më 10 shtator 2016 ka biseduar me diku rreth 3700 persona në tema të ndryshme, por ne si drejtori për qështje sigurie jemi orientuar në problemet aktuale si terorizmi dhe radikalizmi si dhe ndikimi i shteteve të huaja në grupet eventuale teroriste që veprojnë në Kosovë.
Shqetësimi më i madhë në këtë periudhë ka dal të jetë organizimi për udhtimin drejtë Sirisë i një grupi të konsiderueshëm i cili dyshohet se nga Kosova ka udhëtuar për në Mal të Zi më datat 01, 02 dhe 03.shtator 2016, ndërsa nga Mali i Zi, përkatësisht nga Podgorica më 5, 6 dhe 7 shtator 2016 për në Stamboll e pastaj më datë 8 kanë udhëtuar për në qytetin Hatay me autobus, dhe nga Hatay në qytezen Rejhanli, qyteze ne kufi me Siri, dhe nga Rejhanli në Siri.
– Spiunazhi –
Shqetësimet e qytetarëve janë orientuar tek dyshimet se shërbimet intelegjente të huaja që veprojnë në Kosovë e sidomos ata armike të Kosovës, qëndrojnë mbrapa terorizmit.
Ka dyshime të qytetarëve se institucionet e Kosovës janë duke zbatuar agjenda të caktuara të sherbimeve sekrete të huaja të cilat dyshohet se janë duke vepruar në Kosovë.
Gjatë bisedave që kemi zhvilluar në temën e spiunazhit janë paraqitur shumë raste, por ne kemi veçuar vetem këto raste:
1. Agjentë sekret të shteteve armike të Kosovës, në fillim të muajit shtator të këtij viti kanë organizuar shkuarjen e një grupi të konsiderueshëm për të marrë pjesë në luftrën e Sirisë, më 1,2 dhe 3 shtator 2016.
2. Bastisja e disa shtëpive për arrestimin e Lavdrim Muhagjerit – më 5 dhjetor 2015, ku policët e Kosovës u futën në shtëpinë e zyrtarës së AKI-së.
3. Arrestimi spektakular i Samedin Imishti në Hanë te Elezit – më 01.12.2015, me njësinë speciale nga Italia.
4. Arrestimi i agjentëve rus – Oskana Sazonova dhe Sergej Belous – më 16.08.2016.
5. Arrestimi i 5 personave për helminin e liqenit të Badovcit.
6. Organizimi rastit të Kumanovës , si dhe
7. Paralajmërimet e shumta për sulme teroriste të cilat asnjëherë nuk kanë ndodhur. Ata kanë shtuar dilemat se institucionet nuk kanë marrë masat ndaj atyre të cilët kanë dhënë informacione të rrejshme.
Nga shqetësiemet e qytetarëve në lidhje me terorizmin ne kemi veçuar këto qështje.
– Terorizmi –
1. Strukturat e ISIS dhe plani i tyre për rekrutimin e personave me precedent penal, kështu duke arritur që pas trajnimeve të tyre në Siri të njejtit ti kthejnë në Kosovë, dhe në këtë mënyrë policia do i arrestoj e kështu ata nga burgjet të arrijnë rekrutimin e personave me precedent penal, të cilët nga ISIS konsiderohen si personat më adekuat për amelie.
2. Aktivitetet ( megjliset ) e tyre në grupe të vogla dhe përdorimi i trasportit publik si taxi, kombibuset dhe autobuset.
3. Projekti i ISIS ” Magnetimi”, dezinfomacionet për sulme teroriste metodë për magnetimin dhe dekonspirimin e kapaciteteve të institucioneve intelegjente, përdorimi i imamëve “modern” për magnetim të pistave hulumtuese.
4. Qasja e ISIS në institucionet e sigurisë, sidomos në ato të intelegjencës.
5. Përdorimi i mediave nga teroristët për promovimin e aktiviteteve të dhunshme të tyre për të magnetuar të rinjë të guximshëm dhe luftarak.
6. BIK-u përdor institucionet e sigurisë për të luftuar rivalet e tyre si psh: rasti i një shoqate humanitare dhe një agjencioni turistik , gjithashtu edhe imamët nën ombrellen e BIK-ut të cilët në takime publike dukën si reformues, ndersa në xhami mbajnë takime sekrete në grupe të vogla.
7. Rruga financiare e organizatave teroriste,( donator të cilët dëshirojnë të mbesin anonim, por të cilët kanë frigë nga promovimi i fuqisë së promovuar nga mediat për teroristët). Donatorët e jashtëm të ndërtimit të gjamive të cilët mbështesin në mënyrë të fshehtë teroristët, poashtu edhe mbështetja financiare nga shtetasë nga vendet e BE.
Aktualisht dyshojmë se situata e fenomenit të terorizmit dhe radikalizimit është duke u trajtuar në mënyrë joadekuate, dhë në këtë rast ky fenomen është duke u përdorur sikur simbolika e numrit 6 dhe 9 si në figurën e mëposhtme. Detyra e institucioneve relevante është që në këtë rast si simbolika e kësaj figure, të kthej këta dy numra në poziten vertikale.
Për temat si ” Spinunazhi dhe Terorizimi ” mund të flasim për ditë të tëra, por në këtë tryezë kujtoj se më mirë është të diskutojmë së bashku.
Me nderime,
Bedri Elezi