Rreth nesh
MISIONI: Integrimin e qytetarëve në aspektin shkencor, kulturor, social dhe ekonomik, duke promovuar këto fusha si faktor jetik për te ecur përpara me qëllim përballjen me sfidat që kanë sot qytetarët në Kosovë dhe mbarë botën sikurse janë: papunësia, siguria, ekstremizmi i shumëllojshëm pabarazia gjinore dhe sociale etj. Në veçanti pjesëmarrjen e të rinjëve, shoqërisë civile dhe grupeve të margjinalizuara në të gjitha nivelet institucionale të Kosovës
VIZIONI: Avokimin për parime dhe qëllimet në çështjet si trashëgimia kulturore, siguria, barazia gjinore, diplomacia dhe çështjet ekonomike dhe sociale. Forcimin e dialogut ndërmjet Qeverisë me qytetarët, organizatat joqeveritare dhe sidomos të rinjëve, që të punojnë së bashku për çështje me interes të përbashkët Zhvillimin i kapaciteteve në çështjet e trashëgimisë kulturore, sigurisë, ekonomisë, ndërmarrësisë, barazisë gjinore dhe fushave me interes për qytetarin e Kosovës.
QËLLIMI: Të gjitha këto t’i realizojmë nëpërmjet: konferencave, tryezave, trajnimeve dhe projekteve në fushat e lartpërmendura me theks të veçantë në fushën e trashëgimisë kulturore dhe avancimit të rinisë drejt një karriere të suksesshme Gjithashtu, diversitetin dhe shumë-etnicitetin e Kosovës i shohim si vlerë të shtuar dhe angazhimi ynë në promovimin e dialogut ndërkulturor dhe ndërfetar është me shumë rëndësi.
Instituti I Kosovës për Studime Ndërkombëtare, është themeluar me 15.12.2015 dhe që nga ajo kohë ka realizuar projekte kryesisht në fushën e ndërmarrësisë, trashëgimisë kulturore dhe rinisë. Në projektet e IKSN-së, hapësirë të veçantë ka pasur mërgata jonë, e cila lidhët direkt me të fushat e lartë përmendura dhe prandaj ka qenë pjesë e pandashme në to. Gjatë këtyrë viteve të ekzistimit të vet IKSN, ka organizuar tryeza si:
” Radikalizmi, Terrorizmi dhe Përfshirja e Shërbimeve Sekrete ” dhe ” Siguria e brendshme – Sfidë për Institucionet dhe brengë për qytetaret“
” Amnistia e mbikëqyrur – Alternativë per deradikalizimin e luftëtarëve të dënuar për pjesmarrje në luftën e ISIS dhe mënyrë për parandalim”,
Dhe ka pasur paraqitje në media si: RTK1, në emisionin Bugajski Hour, Zëri i Amerikës, Klan Kosova, RTV21, portale dhe media të shkruara etj.
Ekzekutivi
Mr.sc.Edon Nishori
Drejtor Ekzekutiv
Mr.sc.Fehmi Ajvazi
Sekretare
Edon Nishori eshte magjister i historise ne universitetin e Prishtines
Fehmi Ajvazi eshte magjister i shkencave Politike nga universiteti i Prishtines
Bordi
Prof.Dr.Hekuran Rapaj
Antare
N/A
Antare
N/A
Antare
Themeluesit
Dr.sc.Abedin Selimaj
Themelues
Dr.sc.Valdet Hadri
Themelues
Bedri Elezi
Themelues