Tryeza
Tryeza “Spiunazhi dhe Terrorizmi”
Prishtinë,03.10.2016 Përshëndetje të gjithe ju të pranishëm, dhe gjithë atyre qe po ndjekin kete debat permes burimeve te hapur. Këtë diskutim dua ta filloj me vlerësimin e analisitit Brian Jackson. Analisti Brian Jackson i korporatës Rand në Washington thotë se megjithëse objektivat e grupeve të veçanta terroriste mund të jenë të ndryshme nga njëri-tjetri, ka diçka të përbashkët që i lidh këto akte dhune. “Terrorizmi është armë psikologjike. Është përpjekje për të shkaktuar frikë dhe të ushtrojë ndikim tek të tjerët përmes frikës. Kështu duke u bërë keq pjesëtarëve të popullsisë, ata përpiqen të shkaktojnë frikë tek gjithë popullsia që ajo nga ana e saj të ushtrojë presion tek qeveria…