Tryeza “Spiunazhi dhe Terrorizmi”
Prishtinë,03.10.2016 Përshëndetje të gjithe ju të pranishëm, dhe gjithë atyre qe po ndjekin kete debat permes burimeve te hapur. Këtë diskutim dua ta filloj me vlerësimin e analisitit Brian Jackson. Analisti Brian Jackson i korporatës Rand në Washington thotë se megjithëse objektivat e grupeve të veçanta terroriste mund të jenë të ndryshme nga njëri-tjetri, ka diçka të përbashkët që i lidh këto akte dhune. “Terrorizmi është armë psikologjike. Është përpjekje për të shkaktuar frikë dhe të ushtrojë ndikim tek të tjerët përmes frikës. Kështu duke u bërë keq pjesëtarëve të popullsisë, ata përpiqen të shkaktojnë frikë tek gjithë popullsia që ajo nga ana e saj të ushtrojë presion tek qeveria…
Trajnimi për lidership
Ne me kënaqësi njoftojmë se Instituti ynë ka mbajtur një sesion trajnimi në fushën e Lidershipit. Ky ngjarje u organizua në partneritet me Zyrën për Zhvillimin e Karrierës (ZZHK) të Universitetit Haxhi Zeka në Pejë (UHZ). Gjatë këtij trajnimi, anëtarët e parlamentit të studentëve dhe këshillave studentorë kanë marrë trajnim për të zhvilluar kapacitetet e tyre udhëheqëse. Si gjithmonë, ne shprehim falënderimet tona për ZZHK dhe drejtorin e saj, z. Abedin Selimaj, për përkushtimin dhe bashkëpunimin e tyre me shoqërinë civile dhe OJQ-të. Ata po bëjnë çdo gjë të mundshme për të siguruar mbështetje, jo vetëm në trajnimin e studentëve, por edhe për personelin tonë. Dua të shpreh falënderimin tonë…